A S’JU VJEN TURP?

A S’JU VJEN TURP?

A s’ju vjen turp të shkoni nëpër fshatra me rrugët plot me baltë e t’ju premtoni ardhmëri Europjane;
A s’ju vjen turp t’i ndërroni fjalët çdo ditë;
A s’ju vjen turp të flisni për cilësinë e arsimit, nëpër shkollat ku s’ka kushte elementare për mësim;
A s’ju vjen turp të shkoni me vetura me xhama t’zi në vendbanimet ku çdo gjë është zi e më zi;
A s’ju vjen turp të flisni për meritokraci, ku çdo punësim kalon nga dega e partisë;
A s’ju vjen turp të flisni me njerëzit që rrogat i kanë më të vogla se holesteroli juaj;
A s’ju vjen turp të flisni për sportin, ku të vetmin sport që e njihni është sporti i tenderave dhe thashethemeve;
A s’ju vjen turp të flisni për cilësinë e universiteteve, ku fëmijët tuaj i shkolloni jashtë vendit;
A s’ju vjen turp të flisni për shëndetësinë, ku për çdo kontrollë, ju shfrytëzoni ose spitalet private, ose ikni jashtë shtetit;
A s’ju vjen turp të thoni se jeni shërbetorë të popullit, kurse rininë e keni bërë shërbetor tuaj.

P.s: Neve si s’na vjen turp që i dëgjojmë në tubime, në emisione, në kafene;
Si s’na vjen turp që i votojmë?
🤷‍♂️🤷‍♂️🤷‍♂️
Hasim Memishi SopiStrugaLajm








Loading…


loading…