Nga Fatos Rrushiti/INA
Sot me marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë nga ana e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev tek Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, a po digjet opsioni i “ëndërruar” prej BDI-së që të merr postin kryeministrit edhe atë kandidati i saj Naser Ziberi.
Nuk ndodhi as ajo që u përfol me të madhe dje dhe sot që Zaev të shkojnë bashkë me Naser Ziberin tel Presidenti Pendarovski për ta marrë mandatin, si simbolikë e lidhjes së marrëveshjes mes dy partive për vazhdim të bashkëqeverisjes.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas kësaj, ishe i qetë në reagimine tij. Ai tha se BDI nuk do të veprojë me eufori dhe folklorizëm por se do ë veprojë konform interesave të vendit.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është faktor stabiliteti në vend dhe për derisa është i vetëdijshëm për misionin për zhvillimet, BDI nuk do të veprojë as me eufori as me folklorizëm e as me presione nga rruga, por do të zgjedhë rrugën e duhur, me qëllimin mma të mirë që do ti shërbejnë vendit”, theksoi Ali Ahmeti.
Megjithatë BDI ende ka në dorë opsionin që për herë të parë në historinë e këtij shteti të udhëheq me Qeverinë.
Prej sot janë edhe 19 ditë tjera brenda afatit kushtetues që BDI të negociojë me LSDM-në postin e kryeministrit për nj apo dy vite pas Zoran Zaevit.
Por sipas disa informatave jo zyrtare Zaev por ruan në xhep një opsion më radikal ndaj ish partnerit të vet qeverisës, atë që ditën e votimit deputet nga VMRO të votojnë për të si kryeministër dhe të bëjë qeverinë me partitë tjera shqiptare, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe BDI të del në opozitë për herë të par që nga viti 2016të.
BDI-së i mbetet të bëjë atë që nuk e bëri para zgjedhjeve dhe deri tani që Zaev mori mandatin, të bëhet bashkë me partitë tjera shqiptare dhe të negocijoë pushtetin për interesa kombëtare paralel me interesat e vendit qofte me apo pa kandidaturën për kryeministër.
Takimi që thirri për sot më 13 gusht dështoi, por që mbeti i hapur takimi me krerët e ASH-së dhe AA-së. Kjo pasi Sela dhe Gashi i kthyen përgjigje pozitive Ahmetit për takim të përbashkët.