A u penduan kryetarët e komunave për ato premtime milionëshe?!

Kryetarët aktual të komunave në Maqedoni, pa përjashtime në zgjedhjet e fundit lokale të tetorit premtuan një sërë premtimesh ralizimin e së cilave u zotuan se do ta bëjnë që në fillim të marrjes së detyrës së kryetarit të komunës. Ata premtuan shumë projekte që do ti fillonin menjëherë madje edhe revizion të punës së administratës komunale në mandatin e kaluar. Por edhe përskaj kësaj nuk ju “dëgjohet” zëri për këto premtime. A thua janë penduar ato?

Gazetari dhe opinionisti, Naim Sinani thotë se nuk është e rastit se kur e përdorin qytetarët shprehjen “po bën premtime parazgjehdore”, atë e kanë si sinonim për gënjeshtër.

“Një përshtypje e tillë nuk është ndërtuar rastësisht! Ajo bazohet pikërisht te premtimet në shum cikle zgjedhore, të cilat sapo kanë përfunduar zgjedhjet, kanë përfunduar në syrtarët e atyre që kanë fituar pushtetin. Jo rastësisht është kaq i vogël edhe numri i atyre që dalin të votojnë, sepse vetëm nëse i analizojmë proektet e realizuara deri më tani, vijmë deri te konstatimi se megjithse janë harxhuar shuma marramendëse proektet janë gjysmake. E të mos flasim për shum proekte që ishin premtuar në të kaluarën dhe askush se mori mundimin për ti realizuar”, thotë për Zhurnal, Naim Sinani, gazetar.

Sipas tij, edhe kryetarët aktual të komunave, gjatë fushatës kanë premtuar shumë dhe do ta kenë tejet të vështyrë ti mbajnë premtimet.

“Prandaj një pjesë e madhe e tyre mendoj se do të vazhdojnë të jenë të heshtur, sepse për të bërë punë nuk mjafton vetëm dëshira, ka edhe shumë faktorë të tjerë nga të cilat mvaren sidomos realizimi i proekteve të mëdha. Sidomos e vështirë do të jetë në komunat rurale, të cilat dihet se kan buxhet vetëm sa për pagat e administratës komunale. Por kjo aspak nuk e arsyeton mosmbajtjen e premtimeve nga kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunal, sepse ata do të duhej të kishin qenë të vetëdijshëm se çfar u premtojnë qytetarëve”, nënvizoi Sinani.

Nga ana tjetër, analisti politik Urim Saliu thekson se nga e thëna në të bërë është një mal i tërrë është ajo shprehja e famshme e u shkon kryetarëve të komunave sidomos atyre shqiptare të cilët nën euforinë e zgjedhjeve jepnin premtime të paimagjinueshme.StrugaLajm

“Por sot zgjedhjet kanë mbaruar dhe sa më shumë që ditët kalojnë aq më shumë ata i ka kapluar një heshtje. Zonat shqiptare të getoizuara për shumë vite nuk mund t’i ndryshosh me fjalime të mëdha dhe spektakulare, por me premtime reale sepse tani nuk vlejnë premtimet por realizimi i projekteve reale, atë që duan të shohin qytetarët. Në shumë zona kemi probleme infrastrukturore, arsimore, kemi probleme me ujin, mbeturinat, me ndërtimet e egra dhe shumë cështje tjera”, thekson për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Ato premtime milionëshe, shtoi ai, pas zgjedhjeve duhet të vlejnë ose qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi para atyre që u dhanë mbështetjen në të kundërtën ne do kemi zgjedhje, do kemi premtime, por ato nuk vlejnë më shumë se nevojat e shumta qytetare që kanë shumë shqetësime gjithandej.

“Deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë revizion për të parë punën katervjecare të ish kryetarëve dhe për të parë qytetarët se cfarë në fakt ka ndodhur në zonat e tyre.Nëse edhe kësaj rradhe këto gjëra do kalojnë në heshtje atëherë a ia vlen më njerëzit të përplasen me njëri-tjetrit për bindjet e tyre kur shohim se nuk dallon asgjë dhe e njëjta problematikë dhe qeverisje na përsëritet për kaq kohë?!”, shtoi Saliu.

In : Aktuale

Loading...
loading...