AA:Strugani arrestohet me 15 kg drogë në Turqi

Pas kontrollit, ekipet kanë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 858 gramë marihuanë të ndara në 37 pako, të cilat ishin vendosur në pjesë të fshehta të automobilit

– Afër 15 kilogramë lëndë narkotike marihuanë janë konfiskuar nga një shtetas i Maqedonisë në vendkalimin kufitar Ipsala të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, pas një denoncimi ekipet e sigurisë kufitare kanë kanë kontrolluar automjetin me targa Struges të drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë i cili ka qenë duke hyrë në Turqi.StrugaLajm

Pas kontrollit, ekipet kanë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 858 gramë marihuanë të ndara në 37 pako, të cilat ishin vendosur në pjesë të fshehta të automobilit.StrugaLajm

Drejtuesi i automjetit është arrestuar.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...