BLENDI PETROL
Aktuale

Abedin Zyberi: Nga lufta 2001-shit përfituan hajnat

Bashkë me themelet e shumë shtëpive të reja të ngritura në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës thuhet se janë betonuar edhe përjetimet e tragjedisë së konfliktit të vitit 2001. Kujtimet për këtë ditë janë të paharruara, posaçërisht për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe ata që ishin pjesë e luftës e të cilët sot, siç rrëfejnë ata, nuk përfillen nga institucionet kompetente. 17 vjet pas konfliktit të vitit 2001 pikërisht ata që sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre janë akoma pa status të zgjidhur madje shumë prej tyre edhe gjendje të rëndë ekonomike.

Më së shumti kanë përfituar, sinqerisht mund të them hajnat të cilët e keqpërdorën luftën, pas luftës i keqpërdorën vlerat e luftës edhe të cilët sot e kësaj dite ata përfitojnë, ka prej familjeve të tyre që ndoshta nuk kanë dhënë asgjë për luftën, nuk janë shkatërruar edhe ekonomikisht prej luftës a kanë dy ose tre të punësuar në familje. Fajtor nga gjithë kjo është Shoqata e Veteranëve të Luftës e cila u bë një subjekt i pjesës të një partie politike – deklaroi ish komandanti Abedin Zymberi, për Alsat M.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button