Absurdet dhe mundësitë e Ziadin Selës

Absurdet dhe mundësitë e Ziadin Selës

Nga Arsim ZEKOLLI

Eshte ca konfuze pozita e Ziadin Seles ne kete moment. Edhe me habitese eshte ndjenja se i pari i ASH nuk eshte ne gjendje te ben konstatim précis te pozites se tij dhe partise qe udheheq, por sikur vullnetarisht bie nen presionin e pershtypjeve dhe perceptioneve te imponuara mbi te. Te cilat ushtrojne nje psikoze te orkestuar te tensionimit, dyshimit dhe nxitjes se friges nga rreziku se do mbetet vetem. Presionet e tilla vershojne nga te gjitha anet – nga partite maqedonase, nga satelitet e tyre tinzar perbrenda Aleances, nga mediat partijake, nga fondacionet djathtiste gjermane, nga qendrat Shqiptare. Nen nje sulm te koordinur si ky qe perjeton Ziadini eshte vertet veshtire te permbledish veten, te shiqosh ca “nga larte” se ku gjendesh ne mapen politike dhe te sjellish vendime ne akord me realitetin e cliruar nga propaganda dhe intriga.

E nese arrin ta ben kete, Ziadini do konstaton ate qe shifet qarte pasi te largohen mjegullnajat. Se ne kete moment, ai personalisht eshte figura me dominante ne fushen e shahut politik ne skenen politike maqedonase. Paradoksalisht, kjo eshte e qarte per te gjith – perveq per Ziadinin personalisht. Eshte e udhes qe ai sa me shpejte te kupton kete pozicionim dhe te ben hapa te mekohshem para zgjedhjeve vendore dhe sidomos ato kuvendore.

Problemi i LSDM dhe VMRO me Ziadin Selen eshte se ai kontrolon pako te begatshme votash, por njekohesisht me vete bart autoritet moral te papranueshem per Mickoskin dhe Zaevin te zezat e te cileve vetem sa do bien ndesh bjanko biografine e tij.StrugaLajm

Ziadin Sela nuk ka asnje borxh ndaj Mickoskit dhe Zaev, por keta dy kan teper shum borxhe ndaj tij. Mbi supet e Mickoskit gjithnje do peshon ndytesira e linqimit te miqve te tij ndaj Ziadinin, ndersa Zaev nuk mund te ik nga fakti se ne pushtet erdhi permes gjakut te Seles dhe tradhetise te Shqiptarve.

Ziadin Sela eshte faktori kyq ne logari-berjet e Konrad Adenauer per risjellje te VMRO-DPMNE. Pa Ziadinin, mundesia e tille eshte thjeshte fantazi laboratorike. Prandaj tentativat e fondacioneve qe permes intrigave te imponojne percepcionin per mangesite e Ziadinit me qellim te balancimit te peshes ne nje koalicion te mundshem.StrugaLajm

LSDM dhe VMRO, ashtu si dhe faktoret e jashtem, e kan te qarte se ne rastin Sela nuk mund te mbeshtesin shume mbi karten e shantazhit fal krimeve, korupcionit, skandaleve – ashtu si e bejne me partite tjera. Prandaj, e vetmja mundesi per sakatosje te nje reputacioni te tille eshte te nxisin, inspirojne, inkurajojne, promovojne, favorizojne figura rivale ndaj autoritetit te tij perbrenda partise. Njekohesisht duke imponuar pandderprere propagandes se Sela eshte shoven, gjithnje me qellim te te barazojne ate me Mickoski dhe Zaev.

VMRO dhe LSDM nuk mund te sjellin vota ne konto te ASh, ashtu si dhe Sela nuk mund te bind dot ithtaret e lere mo shqiptaret qe te votojne Zaev e Mickoski. Por, per dallim nga keta dy, Sela me vete sjell autoritetin e pastert ne pergjithesi; per Mickoskin sjell nje amnestion per albanofobine e partise se tij; per Zaev sjell lehtesim nga presioni I BDI dhe amnestion per tradhetin ndaj shqipttareve dhe albanofobine dinake; per te huajt, Sela sjell mundesi per ringjallje te konceptit ‘multi-etnik’ te devalvuar nga mbeshtetja e tyre mbi kriminele, dhuntak, analfabeta dhe bijte/bijat e UDB-es se vjeter. Te gjith keta, me aq shum pal-pal ndytesirash mbi koke e ftyre, kan nevoje jetike per tu mshefur pas nje figure te pastert. Ziadini nuk guxon te ua lejon kete – pasi qe do prolongon deshtimet e te tjereve dhe do njolos imazhin e vet. Thene shkurt, Sela sjell these munddesish te favorshme per te gjithe, port e tjeret nuk sjellin asgje konkrete – perveq premtimeve dhe lajkave bajate ne te cilat as vet nuk besojne.

Ziadini eshte nje hap largu udhekryqit ne te cilin mund te luan sit e don dhe te dyfishon tensionin ne tere skenen politike te vendit. Para se te bene hapin, eshte e udhes qe te redukton maksimalisht rethin e atyre qe kan njohuri per hapat e metutjeshem; te redukton vokabularin e komunikimit me faktorin e jashtem (diplomatic, fondacional); te mban afer krahut atute e tija dhe inicijativat e mundshme; te bene distancen nga LSDM dhe VMRO dhe te ua ben qarte se ata nuk kan oferte – dhe as qe mund te kene – per koalicionim.

Por mbi te gjitham Ziadin Sela duhet te ik nga kurthi I trajtimit te tij si nje nga qendrat e politikberjes. Ky eshte interesi i Mickoski-Zaev per reduktim te peshes se tij permes krahasimit perpetual me aktoret tjere. Sela duhet te ndderprese kete manipulim dhe te largohet teresisht nga ky stil i lojes. Me largimin e tij nga trekendeshi Bermudian LSDM-BDI-VMRO, do lekund parimet e lojes dhe do zhvendos vemendjen – favor te vet. Heshtja e tij vetem se do shton kritikat, ulurimat, mllefet dhe nervozen e te tjereve.

Pra, misteri i politikes se re te Ziadin Seles eshte: Behu i paparashikueshem dhe leri tjeret te kryejne punen tende.


Loading...
loading...