ABUZIMI ME PATRIOTIZMIN

Shkëlzen Halimi

Është për Librin e Ginisit niveli i abuzimit të shqiptarëve me patriotizmin. Një keqpërdorim i tillë do të ishte një lëndë e mjaftueshme për studime socio-psikologjike. Ata që abuzojnë me patriotizmin gjithsesi se nuk posedojnë vlera njerëzore, përkundrazi janë mashtruesit më eklatant. Akoma flakë nxjerrim nga goja kur dëgjojmë këngë patriotike, duke pirë çaj rusi, akoma mendojmë se gjithë shqiptarët janë Mic Sokola.
Për nocionin PATRIOTIZËM është krijuar një opinion i rrezikshëm, përmes të cilit injorantët e mjediseve tona abuzojnë edhe me emocionet e hallexhinjve të shumtë. Patriot është ai që brengoset për ARSIMIN shqip, që brengoset për dukurinë e AKULTURIMIT, që brengoset për mungesën e KRITIKËS në çdo sferë dhe për shumë kriza tjera që kanë katandisur segmentet përbërëse të IDENTITETIT tonë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...