BLENDI PETROL
Aktuale

Acarohen raportet ndërmjet Ahmetit dhe Selës

Ndarja e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet BDI-së dhe LR PDSH-së bëjn të ditur burime të portalit “tetova1” nga dy partit e lartëpërmendura.
Dhe si rezultat i kësaj, Ali Ahmeti e ka parë të arsyeshme që të kontaktoj Menduh Thaçin e PDSH-së që eventualisht nëse Ziadin Sela vazhdon me kërkesat e tij maksimaliste-dy vota për mbijetesën e qeverisë ti siguroj nga PDSH pasiqë votën e Vesel Memedit të RDK-së, Ahmeti e llogarit të sigurt.
Sipas burimeve të portalit “tetova1” nga LR PDSH janë të pakënaqur nga dy postet e zëvendministrave që i janë ofruar. Nga Ali Ahmeti është insistuar që LR PDSH-së ti ndahet posti i zv.ministrit të arsimit dhe punës dhe politikës sociale si dhe një post zv.ministri për RDK e Vesel Memedit. Kurse kërkesa e LR PDSH-së është që kësaj partie ti takojn 3 poste të zv.ministrave dhe veçanarisht insistohet në zv.ministrin e financave ku tash më dihet që për këtë post kandidaturë më serioze është ajo e Adnan Nezirit nga dega e Tetovës.
Pas acarimit të raporteve Ahmeti-Sela dhe kontakteve të Ali Ahmetit me Menduh Thaçin, mbrëmë portale të afërta me LR PDSH-në shpëtimin e kan gjetë te krijimi i raporteme me Lëvizjen Besa. Konkretisht ata publikuan informacionin se këtyre ditëve eksponent të lartë të Aleancës për Shqiptarët janë në bisedime të fshehta me përfaqësues të Lëvizjes BESA, ku si temë bisedimesh mendohet të kishte qenë cak zgjedhjet e ardhshme lokale. “Është shumë e mundshme që Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët të dalin bashkë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga ky i njëjti burim mësojmë se BDI mbetet e kapur keq nga VMRO-DPMNE dhe vjetersinat politike të llojit të tyre, duke tentuar të blej kohë dhe kur tashmë nis lojën e dyfishtë brenda duke u kyçur edhe në bisedime me PDSH-në e Menduh Thaçit, për të rritur joefikasitetin dhe brishtësinë politike të kësaj qeverie, pasi BDI ndihet inferiore në qeverisje me institucione efikase dhe demokratike”, thuhet në shkrimin e postuar nga portale të ndryshme në vend. /tetova1/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button