Adelina Marku: Shovinizmi i penisëve partiak

Më ndjeni o partiakë se dua t’ju edukoj për një gjë, pra si vijon: nuk jetohet bre në parti me frikë e neuroza nga gjinia tjetër, sepse nuk është pushteti ndaj tyne ai që ju bën të mateni penisësh vazhdimisht: “imi ma i miri, imi ma i bukuri, imi ma i forti”, këtë cilësim megjithatë e bëjmë më së miri neve, femrat

Nga Adelina MARKU

Kam vërejtur të nderuar/a lexues/e se titujt e këtij lloji, ju ftojnë më shumë kuriozitetin tuaj për lexim .”Je bërë vulgare në të shkruar Lin!”, – ma tha ime ëmë një ditë. Qesha me lezet, sepse, gjith’ kam thënë se, po ia mora miratimin time ëme, ojaaaa, kam miratimin e tan botës bre. Ndaj dhe vazhdova: “Po mam, e vërtetë, mos ndoshta të lëndoj?” -“Ah jo, jo – m’u gjegj ajo – unë plotësisht të kuptoj burimin e vulgares Lin!”

Çka më tha ime ëmë asaj dite, tek kishte reflektuar me cilësimin “vulgare” pas leximit të një kolumnë time më të hershme e ku flisja për tangat e femrave në plazh, por dhe të ca meshkujve padyshim! Tek më gjatë e dekoduam bashkë, nanë e bijë, cilësimin “vullgar”, kuptova se ime ëmë vetëmse më vërtetoi se beteja jonë sot i ngjan të gjeneratës së saj poaq, porse i mungon struktura e idealit të kohës së saj, se progresi nuk ka ecur shumë e se madje tek ngadalë është kërmillur e zvarritur, hapësirat plotboshllëqe ishin mbushur me lloje të stërkeqjeve të ndryshme, të cilat i kish katapultu vrazhdë konteksti shoqëror këndej e që s’kishin qenë tipike për gjeneratën e saj! Ndaj dhe, tek i kthehem “vulgares” së titullit tim që flet për shovinizmin e penisëve partiake, kuptojeni më shumë si një konstatim të vrazhdë tip-instinkti e që vjen nga mungesa e idealit të kohës sonë! Sikur vërtet ti besonim idealit për barazi gjinore, atë edhe do e kishim strukturu mirë derimëtani, por pas kaq shumë kohe ideal të ç’idealizum nga struktura hmmmm, nuk do të kishim kaq pak femra në politikëbërje dhe në vendimmarrje sot.StrugaLajmStrugaLajm

E dyta, sikur statistikat të mos tregonin se dhuna ndaj femrës, gruas, nanës në familje është shumëfishuar nga ajo e kohës së nanës sime s’kam si mos e përmbledh ndryshe bre titullin përveçse me shovinizëm të të fortit, shovinizëm penisi – organ që forcohet para një organi që I butë mbetet edhe pas lindjes së fëmijës, pra ndaj të gjithkohshmes vulvë të butë! E treta, a e keni menduar ndonjëherë se si ndihet femra, gruaja, nana shqiptare në kërdinë që ushtron shovinizmi i një grupi më të madh etnik ndaj një grupi më të vogël etnik? E pesta, a e keni analizuar ndonjëherë se këtu tek ne më shumë flet hoxha për edukimin seksual (dhe atë para një xhemihati të mbushtë bre me burra) sesa që flasim për këtë ndjesi burimi kënaqësie nëpër shkolla? Pastaj, e gjashta, shovenizmi i vulvës shpesh del të jetë edhe tarallak e naiv, sepse neve të gjinisë tjetër vazhdimisht grupohemi rrethit vicioz të forumeve t’grave nëpër parti ku dominon shovinizmi i penisit! Braaammmmm para syve, ja saças, më radhiten të gjitha gratë në foltore që lartësojnë liderët e partive tyre, ndërsa këta- pra liderët meshkuj, saças i veneroj tek gufojnë të ulur në radhë të parë të sallës ku mbahet tubimi partiak . Sikur hingërijnë e masnej tajojnë monologun e narcizit: “o ska më t’mirë, o ska më t’bukur, o s’ka më t’fortë se unë bre!”. Bij shpullë ballit, trasss – aq fort sa t’më dhemb, dhe klith pshtymthash plot: ojjjjjjj breeee çfar klisheje! Çfarë kiçi! Me t’u vjell mo nga kjo klishe! Nevojitet ndërruar, prandaj le t’a mendojmë bashkë se si!StrugaLajm

Pra, miq /mikesha, unë dhe ti që flasim, lexojmë e jetojmë në gjuhën e kulturën shqiptare këtu në Maqedoninë e veriut lypim konstatuar se diskriminimi etnik i vazhdueshëm pjell shovinizmin edhe më të vrazhdë brenda llojit ndaj dhe tek ne, femra shqiptare është e diskriminuar njëkohësisht: 1. fillimisht sepse është shqiptare, 2. pastaj sepse është femër dhe më tej 3. sepse është nënë! Ja po t’i përsëris: jam e diskriminuar sepse jam shqiptare, jam e diskriminuar sepse jam femër, jam e diskriminuar sepse jam femër. Jetoj nën thundrën e vazhdueshme të shovinizmit etnik dhe atij të shovinizmit të penisëve partiake . Fact check please! Brrrrrrrr, radhiten provat nga jeta jonë, si zinxhir binë në duart e një shoqërie shoviniste! Po t’a përsëris sepse ti I harron dhe I fal, e s’duhesh harruar e as falur, por duhesh shpallur betejën e vrazhdë paj edhe sikur kjo betejë të të bëjë vulgare . Sepse nuk duhesh lënë fëmijën tënde sot të lëngojë neurozave që nxisin këto tre lloje diskriminimesh që krijojnë tre lloje shovinizmash e që pjellin shtresa e shtresa të nënshtrimit dhe pafuqisë, ndaj dhe indolencës e jo-betejës si dhe zhytjes në pastrukturën e një ideali që dikur gjëmonte për barazinë! E do fëmijën të zvarritet njëjtë si ti?!

Sot, tek e shkruaj këtë kolumnë e për të zhbërë shovinizmin e penisit partiak në shoqërinë tonë shqiptare këtu tek ne, lexoj se kish ndërruar jetë një ikonë për shoqërinë amerikane, e madhja për kah përmasat e betejave jetësore, zonja Ruth Bader Ginsburg. BBC USA&Canada kish bërë një nekrolog për të e ku shënonte si vijon: “Gjykatëse e Supremes të SHBA-ve, një juriste që shënoi histori, një ikonë feministe, një thesar kombëtar, vdiq sot në moshën 87 vjeçare” . E gjithë kauza e jetës së saj shënohet nga sfidat e një gruaje për të depërtuar e për të thyer rigjiditetin e shoqërisë amerikane në të cilën poa q dikur, kishin dominuar shovinizmat titullare të penisëve. Në një intervistë, e dëgjoj tek shpaloste të tre diskriminimet, Ruth thotë: “Isha e diskriminuar trefish sepse jam hebreje, grua dhe nënë! Më duhej të luaja gati tërë jetës rolin e një mësuese të çerdhesh për të edukuar shovinizmin racor e gjinor në shoqërinë amerikane!” . Miq, mikesha jo rastësisht përmenda gjykatësen të cilën shoqëria amerikane e trajton si ikonë sot! Tek përmenda fjalën ikonë doja të ftoja të mos keni turp të flisni për ikonat e jetës suaj! Folni bashkë për to, gra e burra, për ato që njihni nga mëhalla juaj, nga qyteti o katundi ku bëni jetën tuaj, për ato gra e femra që vjedhurazi i admironi por që ju kanë mësuar se është turp t’iu gëzoheni aurave që sjellin në jetën tuaj e në shoqëri. Gëzojuni atyre përsëri e sërish sepse, po nuk e bëtë këtë, do mbeteni të cunguar nga kuptimi për lirinë. Ndaj dhe shovinizmi i penisëve partiake do zhbëhet atëherë kur mashkulli do e përçmonte zëshëm dëmin nga ky fenomen! Sepse po nuk e bëri këtë mashkulli në shtëpi, në parti, në organizatë, në shoqëri, ai do vazhdojë të jetojë e të strukturojë shoqërinë me frikën që mbars në vete vazhdimisht nga aftësitë e femrës, nga inteligjenca e saj dhe nga karakteri që ka. Dhe, më ndjeni o partiakë se dua t’ju edukoj për një gjë, pra si vijon: nuk jetohet bre në parti me frikë e neuroza nga gjinia tjetër, sepse nuk është pushteti ndaj tyne ai që ju bën të mateni penisësh vazhdimisht: “imi ma i miri, imi ma i bukuri, imi ma i forti”, këtë cilësim megjithatë e bëjmë më së miri neve, femrat. Ndaj, mbani mend ju lus, është frika nga femrat ajo që jua zhbën mashkullinë, asnjë gjë tjetër, asnjë gjë tjetër! Mendoje… sepse do bëhesh më i fortë se sa që je! Të jap fjalën e nderit për këtë që sapo t’a thashë!

(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA. Qasja e kolumnistes është autoriale dhe nuk përfaqëson qëndrimin e institucionit ku është e punësuar)


Loading...
loading...