Aktuale
Aderime të reja në ASH, Sela do të përforcojë “Qeverinë nën hije”?!
Në Aleancën për Shqiptarët pritet të përfshihen emra të rinj, duke mos përjashtuar figura të njohura publike, që do të jenë pjesë e ekipit të ri të kryesisë dhe forumeve të tjera partiake, siç është planifikuar edhe “qeveria nën hije”.
Zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti konfirmoi për INA se vazhdimisht ka aderime dhe se janë në bisedime edhe me shumë kuadro të mirëfillta profesionale që duan të japin kontributin e tyre.
Në kongresin e fundit kjo parti formoi edhe organe të reja si Akademia Politike e udhëhequr nga profesori universitar Halil Snopçe, Qendrën për informim, komisionet përkatëse profesionale ndërsa së fundi është paralajmëruar edhe “qeveria nën hije”.
Nga ASH thonë se në këtë trup do të përfshihen emra të mirënjohur të cilët kanë kapacitete politike. (INA)