Adili: Uniteti shkrihet në “Aleancën për shqiptarët”

Nënkryetari i partisë Uniteti, Zulfi Adili, në një konferencë për shtyp të mërkurën publikisht i shpalli vendimet e degëve për shkrirjen e partisë Uniteti në Aleancën për shqiptarët. Adili ka prezantuar dokument sipas të cilit, 12 nga gjithsej 15 degë kanë votuar për shkrirje në subjektin Alenca për shqiptarët. Ditë më parë kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni, tha se nuk është i informuar për këtë nismë, ndërsa Adili tha se kontaktet me shefin e tij i ka shkëputur që nga 6 prilli, kur edhe është informuar për vendimin e degëve për shkrirje në një subjekt të përbashkët me Ziadin Selën. Shkrirja vjen disa ditë pasi në Kuvendin e LR-PDSH-së u propozua që koalicioni i përbashkët zgjedhor të shkrihet në një subjekt të vetëm. Sela formimin e subjektit Aleanca për shqiptarët e arsyetoi me marrëveshjen parazgjedhore, sipas të cilës LR-PDSH, Uniteti dhe RDK e Vesel Mmedit, ishin dakorduar që pas zgjedhjeve të bashkoheshin në një subjekt të vetëm. Ndërkaq, Vesel Memedi ditë më parë ka dalë kundër iniciativës për shkrirje në një subjekt të vetëm.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...