Aeroporti i Rinasit njofton udhëtarët: Paraqituni 3 orë para nisjes

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp iu bën thirrje të gjithë udhëtarëve që gjatë këtyre ditëve duhet të paraqiten në sportele 3 orë përpara udhëtimit që kanë.

Sipas TIA kjo vjen për shkak të rritjes së fluksit të pasagjerëve dhe zgjatjes së procedurave të kontrollit të dokumenteve, ku janë shtuar dhe ato të testit PCR apo antigen.


“Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e TIA.

Loading...
loading...











Loading…


loading…