Afati i ri për autostradën Ohër-Strugë-Kërçovë

Në rrjedhë të negociatave me “Sinohidro”-n kineze për vazhdimin e afatit për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër me aneks marrëveshje, që janë filluar para disa ditësh, do të konfirmohen edhe mjetet plotësuese për ndërtimin në bazë të llogarisë së saktë nga mbikëqyrja e punëve dhe institucioneve të tjera relevante, informoi sot minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Siç potencoi, me aneks të marrëveshjes duhet të konstatohet afat i ri duke marrë parasysh se nuk do të respektohet afati me marrëveshjen e tanishme – janari i vitit të[ ardhshëm.

Sugareski tha se nuk dëshiron t’i komentojë informatat në opinion për mjetet plotësuese për ndërtimin e autostradës për shkak të gabimeve dhe lëshimeve të bëra dhe paralajmëroi se do të konstatohet shuma e saktë dhe transparente.StrugaLajm

Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, në gjatësi prej 57 kilometrave, filloi në maj të vitit 2014, ndërkaq sipas marrëveshjes së tanishme, vlera e projektit paraqet 374 milionë euro.StrugaLajm

Me aneks marrëveshjen, që u nënshkrua dje në Qeveri, deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm u zgjat edhe afati për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip, ndërkaq e cila duhej të ishte e gatshme deri në maj të këtij viti. Me “Sinohidro”-n është arritur që deri më 15 shkurt të vitit të ardhshëm të mos ketë pagesë të ndërsjelltë me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore. Ndërtimi i autostradës Milladinovci-Sveti Nikole Shtip, në gjatësi prej 47 kilometrave, kushton 206 milionë euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...