LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Afër ndalja e luftës Ukrainë-Rusi

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë ndodhen në Stambolll për raundin e radhës të bisedimeve në gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes. Sipas disa burimeve për Finnacial Times, katër persona të informuar për bisedimet e paqes, kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n, sipas skynews.
Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë edhe nga “denazifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim. Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Deri tani janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por nuk është arritur asnjë marrëveshje për një armëpushim të mundshëm.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button