Afrim Gashi : Zoran Zaev të zgjedhë mes meje dhe Kasamit

Afrim Gashi, kryetar i njërit fraksion të Lëvizjes Besa. Foto Portalb.mk/Fatbardha Curri

Zaev e ka fjalën përfundimtare. Ai e ka patjetër të zgjedh mes të dy fraksioneve, deklaroi kryetari i njërit fraksion të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi i cili konfirmoi se BESA pret të hyjë në qeveri. Ai tha se nuk ka pasur negociata për marrjen e Ministrisë së Drejtësisë, por tha se partia ka kuadro për të gjitha institucionet. Për hyrjen në Qeveri të fraksionit tjetër të Besës, të kryesuar nga Bilall Kasami, Gashi tha se është kategorik dhe se nuk dëshiron që mosmarrëveshjet që i kanë ato t’i kenë në kabinetin qeveritar, transmeton Portalb.mk.StrugaLajm

“Kemi pasur disa takime me kryeministrin dhe kemi biseduar për parimet e punës së përbashkët. Kjo do të thotë se në fokus janë përcaktimet programistike, ndërsa punët teknike janë më të lehta. Për shkak negociatave për emrin dhe hyrjes në BE, duam të jemi pjesë e qeverisë”, tha ai.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...