Agim NUHIU: Avansimet e kuadrove në MPB janë rezultat i profesionalizmit dhe meritokracisë e jo i pazareve politike partiake

Mekanizmin e Vettingut e zbatuam gjatë përzgjedhjes së Kryeshefit të policisë në Tetovë muaj më parë – z. Amir Dalipi. Këto ditë përzgjodhëm po ashtu me anë të mekanizmit të Vettingut edhe Kryeshefin e policisë kriminalistike në Tetovë – kolegun Idriz Milaimi.

Jam krenar që jemi të parët në shtet që zbatojmë Vettingun me bindje se vetëm kështu do të kemi polici në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. Ju siguroj se përzgjedhja e Kryeshefit të policisë kriminalistike në Tetovë dhe avansimet tjera në MPB nuk janë rezultat i marreveshjeve politike partiake, por i profesionalizmit dhe meritokracisë, tha Nuhiu.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...