Agim Vinca: Selën deshën ta vrasin por ia rritën rejtingun
Situata në Maqedoni mbetet e rënduar, edhe ditë pas sulmit që ka ndodhur në parlament. Kështu pohon shkrimtari Agim Vinca, i cili vjen nga Struga dhe njeh situatën politike në këtë vend moti kohë.
Vinca ka thënë se në ditën e sulmit, protestuesit e dhunshëm kishin për synim ta vrisnin deputetin shqiptar, Ziadin Sela.
“Atë deshën që ta vrasin, pasi është më i artikuluari, më konsekuent dhe më këmbëngulësi. Ai është lider dhe ka karizmin e liderit. Zëri i tij dëgjohet në parlament në media dhe debate kudo. Për këtë shkak është krijuar një urrejtje ndaj tij”, ka theksuar Vinca, transmeton Zhurnal.mk.
“Rejtingu i Selës është rritur”.
Vinca ka thënë se nga kontaktet që ka pasur, edhe kamerierët e thonë se kanë qenë me BDI apo PDSH tash do të jenë më Ziadin Selën. Kjo për shkak të sulmit por edhe ngritjes së zërit të tij.