Agni Dauti:Zëri i nënës

Agni Dauti

,, Dashuria e vërtetë shpirtërore, është ajo e prindërërve ndaj fëmijve, kurse shpirti i nënës i ndjek fëmijët nga do që shkojnë”

Zëri i nënës
Vendin kryesor në zemrën e nënës e zënë fëmijët. Fëmijët për të janë pjesë e këputur nga zemra e sajë…
Dhe ti marrish asaj pjellën e sajë do të thotë ti këpusës një organ nga trupi i saj. Një gjë e tillë i ndodhi shumë nënave shqiptare, si dhe nënës time Asime. Vrazhdësia e armikut ishte e pamëshirshme. ai i burgoste bijtë, bijat, burrat, gratë, në rrugë, në shkolla, në arë ku të mundej me një fjalë. Ku ti kapte ti arrestoj dhe pa i njoftuar familjet se ku i kanë fëmijët e tyre. Nënat shqiptare qëndruan heroina dhe i përballuan me heroizëm pasojat që ju sillte pushteti. Këto nëna në asnjë çast nuk do tju bënin qefin armikut. Në asnjë moment nuk do të nxjerrin lotë para tyre gjatë burgosjes së shpirtit të tyre, fëmijët. Përkundrazi do të kundërshtonin burgosjen e fëmijëve me duart e tyre para armikut të armatosur. Pas burgosjes këto nëna do të jetonin me ankthin, ndjenjën, dëshirën, që ti vizitojnë fëmijët, burrat, cucat etyre nëpër burgje. Ato do të vinin me strajca në dorë, me dëshirën që të na çmallin me ndonjë ushqim të gatuara nga duart e tyre. Do të hipnin nga një autobus në tjetrin, deri sa të arrinin te të dashurit e tyre. Nënat tona me dëshirën e madhe që të na shofin sa më parë, si dhe për të mësuar për shëndetin, pa u bër dy javë (vizita që u lejoej të burgosurve të mitur në burgun e Idrizovës) u nisën drejt burgut të Idrizovës. Atë ditë si çdo ditë tjetër pas orës dy na lejohej që të futeshim në dhomë që të pushojmë. Isha i shtrirë dhe më kishte marrë një sy gjumë. Pas një kohe papritur dëgjojë zërin e nënës: ,, Agni, Agni ” zgjohem furishëm dal nga dhoma, drejt koridorit. Përsëri dëgjojë zërin e nënës Agni, agni! Shokët Mediu, Murati, Idriu vinin pas meje.Ju tregoj ajo që më ndodhi mua. Ato kishin ndjerë një ankthë në ato momente sepse, i kishte thirrur zemra e nënës. Nënat tona luftonin që të vizitojnë fëmit e tyre, kurse organet e burgut ju pamundësuan vizitën.StrugaLajmStrugaLajm

Edhe nëna ime ishte, një nga nënat heroina, që mosha po i merrë një nga një.
Këto nëna me duart e tyre do të presin dhe përcjellin shumë, atdhetar, luftëtar duke ju shërbyer me ushqimet që kishte shtëpia.StrugaLajm

Prehu në paqë Nënë.


Loading...
loading...