Ahmeti po zhvillon bisedime me grupin e të ‘rebeluarëve’, çka po ndodhë?!

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti sot pasdite po vazhdon takimin me grupin e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që janë të pakënaqur me kandidatët për ministra.

Ky është takimi i fundit midis dyja palëve për harmonizimin e qëndrimeve për votimin e propozimit për Qeverinë e re dhe listën e ministrave të propozuar, mëson INA.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka ndërmend të ndërroj listën e ministrave të propozuar për kabinetin e ri qeveritar.

Siç mëson INA, Artan Grubi do të jetë ministër për sistem politik, ndërsa Bujar Osmani ministër i jashtëm dhe se pas tyre qëndron me këmbëngulje Ahmeti.StrugaLajm

Pavarësisht epilogut bëhet e ditur se Ahmeti do të jap dritë jeshile për të dërguar në Kuvend propozimet dhe nesër për të votuar Qeverinë e re të koalicionit me LSDM dhe partitë e tjera, mëson INA.

Bashkimi Demokratik për Integrim në qeverinë e re do të drejtojë 6 ministri:

Ministrinë e Financave – Fatmir Besimi;StrugaLajm

Ministrinë e Jashtme – Bujar Osmani

Ministrinë për Sistem Politik dhe zv/kryeministër i parë, Artan Grubi

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministria e Ekologjisë – Naser Nuredini

Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...