
Emocion, talent dhe një zë që prek zemrat! Ajana Zhaku, vetëm 9 vjeçe nga Struga, u bë protagonistja kryesore e natës në “Albanian’s Got Talent”, duke interpretuar me mjeshtëri këngën legjendare të Celine Dion, “My Heart Will Go On”.
Me një vokal të pastër dhe një kontroll të jashtëzakonshëm për moshën e saj, Ajana arriti të përcjellë emocione të forta, duke ngritur në këmbë publikun dhe duke marrë duartrokitje të zjarrta. Juria u shpreh e surprizuar nga qetësia, teknika dhe fuqia e interpretimit të saj.
Elsa Lila përlotet gjatë interpretimit të Ajanës dhe mahnitur tha:
“Je nga konkurentet më të vogla që kemi pasur deri tani në këtë edicion të “Albanian Got Talet”.dhe ti e përballove shumë mirë këtë material të shum të vëshitirë”
Videoja e performancës së saj është bërë virale brenda pak orësh, duke marrë komente pozitive. Ndjekësit në rrjetet sociale e kanë cilësuar Ajanën si “krenaria e Strugës” dhe “ylli i ri i muzikës shqiptare”.
Me interpretimin e “My Heart Will Go On”, Ajana Zhaku tregoi se talenti i saj është i lindur dhe se para saj shtrihet një e ardhme e ndritur në muzikë. Struga ka një arsye të re për të qenë krenare!


































