Aktuale

Aksident i rëndë në autostradën Shkup–Tetovë: Tre viktima mes tyre edhe një grua që humbi jetën në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup–Tetovë, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit “Opel” me targa të Tetovës dhe një autobusi. Dy persona – një burrë dhe një grua – kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër grua ka ndërruar jetë më vonë në Klinikën e Tetovës.

Ndërkohë, një fëmijë është dërguar me lëndime në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, policia dhe prokurori publik, të cilët po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button