Aktuale

Aksident i rëndë në Maqedoni:Dy persona humbën jetën, tre të tjerë mbetën të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor Prilep–Gradsko, në afërsi të fshatit Radobil, ku si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, njofton MPB-ja.

Sipas njoftimit zyrtar, pesë persona kanë marrë lëndime, nga të cilët tre janë dërguar në spitalin e Prilepit, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Kavadarcit. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy prej tyre në vendngjarje.

Nga ora 18:00, qarkullimi në këtë aks po zhvillohet vetëm në një korsi, me kalim të alternuar të automjeteve. Policia dhe prokuroria po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky segment rrugor, i cili u vu në funksion vetëm gjatë verës, po kthehet në një “pikë të zezë” për trafikun. Vetëm në më pak se një muaj, pesë persona kanë humbur jetën në këtë rrugë, ndërsa institucionet kompetente, që në muajin gusht, kishin paralajmëruar se do të ndërhyjnë për ta bërë më të sigurt.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button