Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas fëmijën 11 vjeç

Një 11-vjeçar është përplasur nga makina në aksin rrugor Pogradec-Lin.

Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, ku shoferi 45-vjeçar po drejtonte automjetin tip “Hyundai” dhe aksidentoi këmbësorin 11-vjeçar, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

In : Aktuale

Loading...
loading...