Për arsye ende të panjohura, mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30, një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga në aksin rrugor Ohër – Kërçovë, pranë fshatit Botun. Në aksident humbën jetën dy persona, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë, ndërsa hetimi pritet të zbulojë shkaqet e aksidentit rrugor në autostradën në ndërtim, e cila u mori edhe dy jetë të tjera njerëzore.