Aktuale

Aksident i rëndë në rrugën Prrenjas-Librazhdë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në aksin nacional Përrenjas -Librazhd, në Qukës.

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si dhe një ekip i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përrenjas të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe më pas për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta por mendohet që shkak është bërë një parakalim i gabuar, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button