Aksident i rëndë në Serbi, katër të vdekur

Katër persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën Kraljevë-Preljinë, në afërsi të qytetit Miloçaj të Serbisë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00 të së mërkurës, kur janë përplasur direkt dy vetura të pasagjerëve, raporton RTS, transmeton Klan Kosova.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.

Mjeku Milan Maksimoviq i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë se tri gratë dhe një shtatëvjeçar që u lënduan atje janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...