Aktuale

Aksident, lëndohet një shtetas i Maqedonisë (Video)


M.B (26 vjeç) nga Vallandova është lënduar në aksidentin që ndodhi sot në mesnatë rreth orës 01:30, në autostradën E79 në afërsi të qytetit bullgari Kresna, njofton BGNES. Në aksident është lënduar edhe një shtetas i Armenisë (46), përcjell Telegrafi.

Të dy personat janë lënduar pas goditjes së drejtpërdrejtë mes makinës “Audi” me targa të Armenisë dhe kamionit “Mercedes” me targa të Maqedonisë. Ata me makinën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në spital në Sandanski.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button