
Pesë automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir pranë Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës.
Raportohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i distancës së sigurisë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.