Aktuale
Aksident mes motorit dhe trotinetit në fshatin Labunishtë, një i mitur në gjendje të rëndë

Dje rreth orës 18:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në fshatin Llabunishtë të Strugës ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete të llojit “Aprilia” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga një i mitur, dhe një trotinete elektrike, gjithashtu i drejtuar nga një i mitur, të dy nga i njëjti fshat.
Si pasojë e aksidentit, i mituri që drejtonte trotinetin ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.
Në vendngjarje kanë kryer ekspertizë Prokurori Publik dhe ekipi hetimor nga Njësia për Punë të Brendshme në Strugë.