Dy persona mbetën të plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Librazhd,në fshatin Labinot Fushë.
Policia njofton se një mjet tip kamionçinë me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçikletë me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçiletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.