Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Xibrakë. Si pasojë e këtij aksidenti, raportohet se janë lënduar lehtë dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
Dy makinat që janë përfshirë në aksident, kanë dëme të konsiderueshme.