Aksident në Pogradec, shkaku dyshohet shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të lënduar lehtë. Sipas policisë dyshimet e para janë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagshtirës. Në zonë nuk janë parë shenja frenimi ç’ka ngrinte dyshimet e forta për policinë se mjeti tip “Audi”, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur mjetin tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit personat që udhëtonin me mjetin “Ford” u dërguan në spital. Megjthatë nuk kishin asnjë rrezik për jetën. Në kohë me shi ky aks rrugor ka numër të lartë aksidentesh. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi aksidentin.StrugaLajm








Loading…


loading…