BLENDI PETROL
Aktuale

Aksident në rrugën për Shën Naum

Sot, në orën 00:15, në NJPB Ohër është raportuar se në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, një automjet udhëtarësh “Peugeot 206” me targa të Ohrit, i drejtuar nga një person 20-vjeçar nga fshati Orovnik, komuna Debërcë, ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët e tij, një person 20-vjeçar nga fshati Velmej, komuna Debërcë, dhe një person 21-vjeçar nga Ohri, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër, njoftojnë nga NJPB Ohër.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button