Aksident në rrugën Strugë–Dibër: 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

Aksident në rrugën Strugë–Dibër: 18-vjeçari nga Vranishta humb kontrollin dhe del nga rruga
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Strugë–Dibër, pranë fshatit Vranishtë të Strugës, ku një i ri ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Sipas informacioneve zyrtare, më 13 mars 2026 rreth orës 08:00, një 18-vjeçar nga fshati Vranishtë, duke drejtuar një veturë të tipit “Volkswagen Polo” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, pas çka makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë kryer këqyrje ekipet policore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





























