Aksident në rrugën Strugë-Ohër në kryqëzimin e Misleshovës

Sot rreth orës 16:00, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën kryesore Ohër-Strugë, afër hyrjes së fshatit Misleshovë. Në aksidentin ku është përfshirë një automjet “AUDI” me targa të Gostivarit dhe një veturë tjetër, e cila ka dalë nga rruga , janë shkaktuar dëme më të mëdha materiale dhe sipas dëshmitarëve okularë . Një automjet i ndihmës së shpejtë mjekësore ka ndërhyrë dhe ka dërguar të lënduarin në spitalin më të afërt. Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për shkaqet që kanë çuar në aksident.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...