Aksident në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur në rrugën magjistrale Strugë-Qafë Thanë në afërsi të Policisë Kufitare mëson Strugalajm . Siç informojnë dëshmitarët okular në vendngjarje ka shkuar edhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë, ndërkohë nuk specifikohet detaje të tjera përveç se thuhet se një person që ka drejtuar një mjet motorik është pikasur përskaj rrugës në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Gjithashtu në vendngjarje ishte policia që orientonte trafikun.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...