Aktuale
Aksident në rrugën Strugë–Qafë Thanë, përplasen një veturë dhe një furgon
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Strugë–Qafë Thanë, ku janë përfshirë një veturë dhe një furgon.
Nga pamjet në vendngjarje shihet se vetura ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, duke lënë të kuptohet për një përplasje të fortë. Furgoni gjithashtu ka pësuar dëmtime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë vendosur shenja sinjalizuese për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë.
Ende nuk ka informacione zyrtare mbi numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet kompetente kanë dalë në terren dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.





























