Aktuale

Aksident në rrugën Strugë–Qafë Thanë: Vetura përplaset me traktor me plug pranë një pike karburanti


Një aksident trafiku është regjistruar gjatë mbrëmjes në rrugën Strugë–Qafë Thanë, në afërsi të një pike karburanti, ku një veturë është përplasur me një traktor që kishte të vendosur plugun e punimit të tokës.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet se plugi i traktorit ka depërtuar në pjesën e përparme të veturës, duke shkaktuar dëmtime të mëdha materiale në automjet.
Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë persona me mjete pune për të larguar plugun nga vetura dhe për të bërë të mundur lëvizjen e automjetit nga rruga.
Nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. Autoritetet pritet të kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti në këtë segment të frekuentuar rrugor që lidh Strugën me Qafë Thanën.(StrugaLajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button