Aksident në Strugë,58 vjeçarja goditet nga një makinë

Një shtetase shqiptare mbrëmë është aksidentuar nga një makinë në Strugë. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për 58 vjeçaren me inicialet M.D nga Shqipëria e cila është përplasur nga një makinë, e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 09.01.2023 rreth orës 23:10 në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën ‘Partizanska’ në Strugë një automjet pasagjerësh ka goditur M.D (58) nga Republika e Shqipërisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident M.D ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë”, thuhet në raportin e MPB. Policia e Strugës theksoi se po heton zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e pronarit të makinës.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...