Një fëmijë në Strugë është aksidentuar nga një makinë sot në afërsi të godinës së vjetër të shkollës fillore.Fëmija është transportuar drejt Spitalit të Strugës por specifikohet se është jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton rastin.(Strugalajm.com)