Aktuale
Aksident trafiku bllokon rrugën Dibër-Ura e Boshkut

Qarkullimi në aksin rrugor Boshkov Most – Dibër është ndërprerë plotësisht sot shkak të një aksidenti trafiku, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike për dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale – Shkup.
Ekipet kompetente ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit. Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo për shkaqet e aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë zonë.