AktualeStruge

Aksident trafiku në rrugën Strugë – Qafë Thanë, afër hyrjes së Frëngovës

Strugë, 21 maj 2025 – Një aksident trafiku është regjistruar sot në orët e mbrëmjes në rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë, përskaj hyrjes kryesore të fshatit Frëngovë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërsa për fat të mirë nuk ka të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, në këtë ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka dalë policia, e cila ka filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po merret me orientimin e trafikut, për të shmangur bllokimet në këtë aks rrugor të frekuentuar.

Autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në këtë segment, veçanërisht në afërsi të kthesave dhe zonave me shikueshmëri të kufizuar.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button