Aktuale

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë–Ohër: Përfshihet një makinë nga Struga, humb jetën 25-vjeçar nga Greshnica

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mëngjes në magjistralen Kërçovë–Ohër, ku një 25-vjeçar nga fshati Greshnicë ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku.

Sipas njoftimit të NJPB Kërçovë, aksidenti ka ndodhur mbi fshatin Popoeç, ndërmjet një automjeti “Nissan Navara” që drejtohej nga B.S. (26) nga fshati Drasllajcë i Strugës dhe një automjeti BMW me drejtues A.B. (50) nga Greshnica e Kërçovës.

Nga përplasja e fortë, bashkudhëtari në BMW, E.B. (25) nga Greshnica, ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa në vendngjarje hetimet janë kryer nga prokurori dhe ekipi hetimor i NJPB Kërçovë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button