Aksident,dy strugan përfundojnë në Spitalin e Manastirit

Rreth orës 12:30 dje në rrugën Manastir-Resnjë, ndodhi një aksident trafiku ku mbetën të lënduar 4 persona, njofton policia.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një makine me targa të Manastirit e drejtuar nga një banor i Manastirit dhe një makine me targa të Strugës e drejtuar nga një banor i Strugës.

Në aksident janë lënduar 4 persona, dy nga personat janë nga Struga,njëri me lëndime pak më të rënda.

Të gjithë janë trajtuar për mjekim në Spitalin klinik në Manastir.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...