BLENDI PETROL
Aktuale

Aksidenti në autostradën Gostivar -Kërçovë: Viktima është shqiptar, ja kush është! (FOTO)

Nga aksidenti i rëndë trafiku që ndodhi sot pasdite në autostradën Gostivar-Kërçovë, humbi jetën një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.

Sipas policisë, nga aksidenti humbi jetën 32 vjeçari Senat P. nga Gostivari, ndërsa të lënduar rëndë janë 24 vjeçari M.M., dhe 21 vjeçari XH.A nga Gostivari dhe 25 vjeçari P.L. nga Dibra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30, kur makinat Opel dhe Renault u përplasën në rrugën kryesore.

Nga Ministria e Brendshme thonë se për më shumë detaje do të njoftojnë për nesër.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button