Aksidenti në rrugën Strugë-Dibër, dy persona përfunduan në spital

Më 22 tetor 2020, në orën 20:00, u raportua se ndodhi një aksident trafiku në rrugën rajonale Strugë-Dibër në afërsi të fshatit Veleshtë, ku u lënduan dy persona .

Aksidenti ndodhi mes një motoçiklete të drejtuar nga 21-vjeçari A.Sh. nga fshati Oktis-Strugë dhe një automjet “Opel” me targa të Strugës, i drejtuar nga 26-vjeçari po nga i njëjti fshat. Në aksident, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Traumës në Ohër,si dhe pasagjeri pësoi lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Strugë. Skena u inspektua nga një ekip inspektimi nga Stacioni Policor i Strugës, njofton Ministria e Brendshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...