Dy gra të moshës 32 dhe 36 vjeçare janë shtypur me makinë në një rrugë në Kërçovë.
Siç njoftojnë nga MPB, të dy gratë me lëndime të rënda trupore janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë dhe pas ndihmës së parë, janë transferuar në Spitalin Klinik të Manastirit.
Sipas MPB, shofer i makinës që ka shtypur të lënduarat ka qenë një 30-vjeçar nga Vraneshtica e Kërovës.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë./Telegrafi/