Ditën e sotme një shtetas i Maqedonisë nga Gostivari ka humbur jetën në aksin Librazhd-Prrenjas.
Mësohet se viktima ka qënë duke udhëtuar me motor ku ka humburkontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.
Aksidenti ka ndodhur shumë pranë urës së Bushtrices.
NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, te vendi i quajtur “Ura e Bushtricës”, mjeti motoçiklet me targa GV me drejtues shtetasin Z.H 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak është lagështia në rrugë.