Aksion humanitar në Strugë,e organizon këndi amerikan

Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Shërbimit dhë të Përkujtimit të Viktimave dhe Mbijetuarve në SHBA, si dhe të gjithë atyre që ndihmuan gjatë sulmeve të 11 shtatorit 2001, Këndi Amerikan në Strugë me mbështetjen e Ambasadës së SHBA’ve në Shkup organizon aksion humanitar për grumbullimin e artikujve ushqimor, veshmbathjeve dhe pajisjeve shkollore.

Donacionet do të grumbullohen tek hapësirat e Këndit Amerikan në Strugë nga 12 deri 18 shtator , nga ora 10:00 deri më 19:00.StrugaLajmStrugaLajm

Veshmbathjet e dhuruara duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të pastër, ndërsa ushqimi të jetë i konservuar/ paketuar, me afat të gjatë kohor për shfrytëzim. Gjithashtu, mund të dhurohen edhe produkte për higjienë personale dhe për higjienë shtëpiake, si dhe pajisje shkollore. Shpërndarja e donacioneve do ju bëhet familjeve në nevojë nga rajoni jonë nëpërmjet Kryqit të Kuq në Strugë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...