Aksion i madh për pastrimin e deponive të egra në Belicë

Në vendbanimin Belicë është zhvilluar një aksion për pastrimin e deponive të egra, i iniciuar nga Bashkësia Lokale e Belicës dhe i mbështetur nga Komuna e Strugës.
Në këtë aksion u përfshinë aktivistë dhe banorë të zonës, ndërsa mbështetje teknike ofroi edhe kompania AD “Ilinden”, të cilët së bashku ndërhynë për të pastruar disa lokacione të ndotura në këtë bashkësi lokale.
Nga Komuna e Strugës shprehin mirënjohje për të gjithë aktivistët, banorët dhe kompanitë që iu bashkuan këtij aksioni dhe që me angazhimin e tyre po kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe një komunitet më të mirë.
Autoritetet lokale u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes për mjedisin dhe të mos krijojnë deponi të egra, duke theksuar se ruajtja e pastërtisë së ambientit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.





























